Home / Shëndeti / Sa janë të shëndetshme kokoshkat?

Sa janë të shëndetshme kokoshkat?

Sa janë kokoshka kokoshkat “të shëndetshme” varet nga mënyra që i përgatisni.

Në formën më të zakonshme, do të thotë kur përgatitja bëhet vetëm me nxemje – kokoshkat janë ushqim me kalori të pakta, të pasura me antioksidantë. Një enë e mbushur me kokoshka të tilla ka vetëm 93 kalori, një gram yndyrë dhe katër gram fibra.

Nga ana tjetër, kokoshkat e skuqura në vaj ose të lyera me gjalpë, siç shiten zakonisht në rrugë, në teatro apo supermarkete, janë më pak të shëndetshme dhe më kalorike, shkruan CNN.

Sipas hulumtimeve nga Qendra për Shkencë në interes publik (Center for Science in the Public Interest) në Washington, paketimi i mesëm i kokoshkave përmban 1200 kalori, 980 miligramë natrium dhe 60 gram yndyrë të ngopur, e cila është një sasi të mjaftueshme e yndyrës për tre ditë.

Edhe në qoftë se keni ngrënë vetëm një paketë të mesme të kokoshkave, përsëri keni future në organizëm sasinë e yndyrës të mjaftueshme për një gjysmë dite.

Nëse blini kokoshka të gatshme në dyqan, kontrolloni informacionin mbi vlerat ushqyese, sepse në këto produkte ndryshon sasia e natriumit dhe sheqeri. Kokoshkat me lyerje të ndryshme të ëmbël ose të njelmët mund të kenë deri në katër lugë sheqeri në paketim./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *