Home / Lajme / Maqedoni / Sa para i duhen një familjeje në Maqedoni për t’ia dalë deri në fund të muajit të ketë një jetë normale

Sa para i duhen një familjeje në Maqedoni për t’ia dalë deri në fund të muajit të ketë një jetë normale

Për t’i kënaqur nevojat kryesore një familje katëranëtarëshe në dhjetor kanë qenë të nevojshme 32.102 denarë, respektivisht 520 euro, tregojnë të dhënat të cilat i publikoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, duke e përpunuar shportën minimale sindikale.

Sipas kësaj shporte, për ushqim dhe pije në dhjetor kanë qenë të nevojshme 13.174 denarë, ndërsa për pagesën e shpenzimeve komunale, pajisjeve për në shtëpi dhe mirëmbajtje 10.454 denarë. Për transport 2.339 denarë, për mirëmbajtjen e higjienës personale dhe higjienës në shtëpi 2.249, ndërsa për veshje dhe veshmbathje 2.133 denarë. Më pak para, gjegjësisht 678 denarë ndahen për shëndet, ndërsa për kulturë 1.070 denarë./MIA/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *