Home / Lajme / Botë / Sekretari britanik i Mbrojtjes reagon ashpër ndaj ushtrisë ruse

Sekretari britanik i Mbrojtjes reagon ashpër ndaj ushtrisë ruse

Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, ka konfirmuar se flota britanike është duke i mbajtur “sytë te admirali Kuznetsov”, pasi Rusia po bën veprime të fshehta përsëri.

Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Michael Fallon, tha se luftanijet dhe avionët luftarakë britanikë shoqëruan aeroplanmbajtësen e vetme ruse përmes kanalit britanik, pasi duke u shfrytëzuar për herë të parë në ofensivë masive në muajit të kaluar në qytetin sirian të Aleppo’s, shkruan independent, transmeton Gazeta Express.

“Ne po i mbajmë sytë te Admirali rus Kuznetsov”, tha Fallon në një deklaratë, duke e quajtur anijen një “anije e turpit, misioni i së cilës ka zgjatur vetëm vuajtjet e popullit sirianë”.

Edhe pse ajo ishte një pjesë e marinës sovjetike në 1980, Kuznetsov propozoi për herë të parë t’i ndihmojë forcat e presidentit sirian Bashar Al-Assad, në sulmin përfundimtar për t’u mbrojtur nga rebelët e Aleppo’s lindor.

Sekretari shtoi se mbikëqyrja e anijeve ruse ndërsa kalojnë në kanalin anglez është një masë e zakonshme në kuadër të ruajtjes së territorit të vendit. Të njëjtën gjë forcat britanike bënë kur aeroplanmbajtësja Kuznetsov bashkë me eskortën e saj kaloi pranë brigjeve britanike në tetor në udhëtimin e saj drejt Sirisë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *