Home / Lajme / Maqedoni / Sela: Koalicioni i ri duhet të orientojë vendin në prespektivën europiane
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 23:20:43Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Sela: Koalicioni i ri duhet të orientojë vendin në prespektivën europiane

Profesori universitar Ylber Sela përmes një postimi të fundit ka thënë se ky moment historik është për shqiptarët dhe pikërisht kjo platformë është pikënisja, informon Zhurnal.

“Shqiptarët e Maqedonisë e kanë momentin historik të tyre. Platforma politike është piknisja e këtij momenti. Maqedonisë i nevojitet një koalicion që ta orientojë vendin përsëri në kursin demokratik dhe ti ofrojë perspektivë evropiane”, thekson kështu profesori Sela i cili thotë se koalicioni i ri duhet të orientojë vendin në strukturat euroatlantike.

Sipas tij, pushteti i ri duhet të krijojë besim tek qytetarët e jo vetëm të mbrojë interesat e pushtetarëve.

“Qeveria e re që duhet të krijohet duhet të jap garancione dhe të krijoj besim tek qytetarët për garantimin e barazisë gjuhësore, barazisë ekonomike dhe rritjes së saj, sundimin e ligjit, mediume të lira etj etj e jo një qeveri që mendon vetëm konsolidimin për ta orientuar pushtetin e saj duke i mbrojtur vetëm interesat e pushtetarëve”, thekson mes tjerave profesori Sela.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *