Home / Lajme / Maqedoni / Selmani: Pozicioni në favor të shqiptarëve pengon partitë maqedonase (VIDEO)

Selmani: Pozicioni në favor të shqiptarëve pengon partitë maqedonase (VIDEO)

Lideri i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, ka thënë se edhe pse shqiptarët humbën fuqinë politike në Kuvendin e Maqedonisë, ata tani kanë fuqi më të madhe se në ciklet e kaluara zgjedhore.

Për këtë ai u bazua në numrin e deputetëve maqedonas nga partitë maqedonase dhe retorikën negative që e kanë për njëri-tjetrin.

Shqiptarët humbën shtatë mandate në krahasim me mandatet e kaluara, por janë forcuar në kombinatorikat e formimit të qeverisë, dhe ky pozicion i shqiptarve ju pengon edhe OBRM-PDUKM-së edhe LSDM-së” u shpreh Naser Selmani në emisionin “ClickPlus” në “Tv21”. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *