Home / Shëndeti / Sëmundjet e frymëmarrjes, kurimi me ushqime

Sëmundjet e frymëmarrjes, kurimi me ushqime

Nëse sëmuremi me grip apo ftohje, veprimi i parë që duhet të bëjmë është pushimi në shtrat: asnjëherë mos e përballoni një virus gripal duke vazhduar të punoni, pasi rrezikohen komplikacione.

Rinitet, sindromat gripale, faringitet, bronkitet: terapia e parë për këto sëmundje të bezdisshme është parandalimi.

Patologjitë e mësipërme shkaktohen nga viruse dhe baktere që shumohen pa masë në ambiente të pa ajrosura, në filtrat e kondicionerëve, në vendet shumë të populluara, të cilave u shtohet edhe tymi i qyteteve tona.

Këto parametra fatkeqësisht gjenden në shkollat e fëmijëve tanë: pak hapësirë, shumë njerëz, kaloriferët në maksimum. Për pesë orë rresht fëmijët thithin në mushkëritë e tyre të njëjtin ajër të ngarkuar me baktere, viruse e shpesh pluhur, duke parë që të gjitha qytetet janë të mbingopura.

Pra, është e rëndësishme të ajrosim ambientet ku jetojmë apo gjysmë ore shëtitje në ajër të pastër, në fshat apo në lulishte.

Dhe, në qoftë se pavarësisht nga këto, përsëri sëmuremi me grip apo ftohje, veprimi i parë që duhet të bëjmë, është pushimi në shtrat: asnjëherë mos e përballoni një virus gripal duke vazhduar të punoni, rrezikohen komplikacione. Për t’u mbrojtur, organizmi ynë ka nevojë për qetësi.

Ushqime të këshilluara:

Sa më shumë fruta nga të gjitha llojet, por me kusht të jenë të stinës. E meqenëse sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes hasen pothuajse gjatë dimrit, frutat stinore reduktohen në agrume dhe kivi.

Zarzavate:

Lakra të llojeve të ndryshme, kopër, selino, karota. Por këto zarzavate që të kenë fuqi antivirale, duhet të konsumohen të gjalla. Një mënyrë e mirë, sidomos për karotat është shtrydhja e tyre: shija është e shkëlqyer dhe vetëm në një gotë lëngu mblidhen cilësitë e gati një kile karota.

Përdorni sa më shumë: hudhër, qepë, presh, spec djegës, rrepa.

Ushqimi ideal:

Lëngu i pulës, pasi në lëkurën e pulës janë të pranishme antibiotikë natyralë shumë të fuqishëm kundër viruseve të sëmundjeve të ftohjes.

Fitoterapia:

-Infuzion me qumësht, gjethe sherebelë e mjaltë: 10 gram gjethe sherebelë në infuzion për 10 minuta në një filxhan me qumësht të valuar; shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Pini dy filxhanë në ditë.

-Verë ftoi dhe kanellë: zbusni në një litër verë të kuqe një ftua të prerë në feta dhe 10 gramë lëkurë kanelle. Pini një filxhan kafeje me verë të ngrohtë pas buke.

-Avullim avujsh me gjethe kamfurë (një lloj druri i Lindjes së Largët, me gjethe si dafina), eukalipti (dru gjithmonë i gjelbër, që rritet shumë shpejt, me trung shumë të lartë e gjethe të holla) bashkë me lëvore e sythe bredhi të bardhë dhe pishë pylli. Në një enë të madhe prej metali zieni tri litra ujë: shtoni 50 gramë gjethe të thërrmuara eukalipti dhe kamfurë, 100 gram lëvozhgë dhe 30 gram sytha bredhi. Thithni avujt duke mbuluar kokën me një peshqir; veprimi balsamik dhe qetësues (veçanërisht për kollën) i këtyre bimëve lehtëson mukozat bronkiale dhe hollon gëlbazën.

-Kataplazmë me qepë të nxehta dhe spec djegës: zieni me pak ujë qepë të grira dhe një çerek speci djegës të freskët: mbështilleni përbërjen e nxehtë në një shami linoje dhe mbajeni për 10 minuta mbi gjoks.

-Kompresë me vaj kamfuri dhe lakër: fërkoni me vaj kamfuri të sëmurin, pas disa minutash aplikoni mbi pjesën e fërkuar një shtresë me gjethe lakre të shtrirë më parë me hekur./ http://shendeti.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *