Home / Lajme / Botë / Separatistët pro-rusë i vrasin 5 ushtarë ukrainas

Separatistët pro-rusë i vrasin 5 ushtarë ukrainas

Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur në një ofensivë të kryer nga separatistët pro-rusë gjatë kësaj fundjave, ka njoftuar sot ushtria ukrainase.

Numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë përfshinë tre ushtarakë për vdekjet e të cilëve u raportua dje, kur Ukraina tha se i kishte zmbrapsur rebelët në qytetin e vijës së frontit, Avdiyivka, transmeton Express.

Nga ana e rebelëve është vrarë një pjesëtar.

Afro 10.000 njerëz janë vrarë qëkur luftimet mes trupave ukrainase dhe rebelëve, të cilët kërkojnë pavarësi nga Kiev, shpërthyen në prill të vitit 2014./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *