Home / Lajme / Rajon / Serbi – Vuçiç: Kemi nevojë për dialog, jo për konflikt në zemër të Europës

Serbi – Vuçiç: Kemi nevojë për dialog, jo për konflikt në zemër të Europës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dërgimin e njësive të armatosura për shkak të trenit në relacionin Beograd-Mitrovicë e quajti veprim të papërgjegjshëm.

Ai ka shtuar se Beogradit e Prishtinës i duhet dialogu për ardhmërinë nën mbikëqyrjen e BE-së dhe jo konflikti në zemër të Europës.

Këto komente ai i bëri në gazetën italiane “Republika”, transmeton Koha.net.

“Ne duam dialog dhe bashkëpunim. Nuk kam qenë në rrjedhë të planit për udhëtimin e atij treni, por nëse ndaj një treni reagohet duke dërguar njësi të armatosura me mitralozë provokohet nxitja e zjarrit i cili përbën rrezik për gjithë Europën”, citon kjo gazetë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *