Home / Lajme / Rajon / SHBA i refuzon vizat disa zyrtarëve shqiptarë

SHBA i refuzon vizat disa zyrtarëve shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo – emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, kjo Ambasadë bën të ditur se për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale, sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, nuk mund të komentojë mbi raste individuale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, thuhet në deklaratë, e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar. Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri”, e përfundon deklaratën e saj Ambasada Amerikane./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *