Home / Lajme / Botë / SHBA – Trump kërkon largimin e të gjithë ambasadorëve të Obamës

SHBA – Trump kërkon largimin e të gjithë ambasadorëve të Obamës

Ekipi i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, ka përgatitur një dokument ku u kërkon ambasadorëve të zgjedhur politikisht nga presidenti në ikje Barack Obama që të lënë postet e tyre deri në ditën e inaugurimit të Trump më 20 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i SHBA-ve në Zelandën e Re, Mark Gilbert. Në një mesazh për Reuters, ai tha se do ta linte detyrën brenda 20 janarit.

“Unë do të largohem më 20 janar”, ka thënë ai. “Urdhri është lëshuar pa përjashtim përmes kabllogramit të Departamentit të Shtetit më 23 dhjetor”, shtoi ai.

Ambasadori konfirmon një raport të “New York Times”, e cila citon burime diplomatike, sipas të cilave ekipi i tranzicionit të Trump kishte hartuar një dokument ku kërkonte largimin nga të të gjithë ambasadorëve të zgjedhur nga Obama.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *