Home / Lajme / Botë / Shefja e BE’së: Partitë politike do të tregojnë se si po financohen

Shefja e BE’së: Partitë politike do të tregojnë se si po financohen

Në takimin me shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, pjesë e së cilit ishin edhe përfaqësuesja e BE’së, Natalia Apostolova dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, u bisedua për zbatimin e MSA’së dhe rolin e Kuvendit për reformat që duhet krijuar

Pas këtij takimi, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se roli i Kuvendit është i rëndësishëm për reformat që duhen krijuar, për zhvillim ekonomik, punësimin, kulturën.

Ajo ka thënë se zbatimi i MSA’së është shumë i rëndësishëm, derisa u pajtuan që këto takime të shpeshtohen, sepse dialogu në Kuvend është shumë i rëndësishëm për qytetarët.

“Jam e lumtur që do të bëhen publike raportet e financimit të partive politike”, ka thënë Apostolova.

Ajo potencoi se brenda një jave do të emërohet edhe ministri i Integrimeve.

Ndërkaq, Kadri Veseli tha se Kosova është kontribuuese e stabilitetit.

“Do të vazhdojmë kursin e komunikimit pozitë-opozitë, do të vazhdojmë procesin e forcimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Për ne partneriteti me vendet e BE-së është shumë i rëndësishëm. Zotohem se komunikimi do të jetë i vazhdueshëm”, ka thënë mes tjerash Veseli, raporton Koha.net.

Kryeparlamentari potencoi të kenë marrë zotimin që të kenë takime më të shpeshta “në mënyrë që të vazhdojmë rrugëtimin evropian të Kosovës”.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *