Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet Dita Ndërkombëtare e Doganës

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Doganës

(MIA) – Nën moton “Analiza e të dhënave për menaxhimin efektiv kufitar”, Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë sot e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Doganës, 26 Janari.

Drejtoresha Natasha Radeska Kërstevska u ndau mirënjohje sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore Doganore, Kunio Mukuria dymbëdhjetë nëpunësve doganorë për kontribut në disejnimin e suksesshëm të sistemit për këmbimin e të dhënave në kuadër të SEED vendeve pjesëmarrëse, analizën e tyre dhe statistikën, në analizat për detektimin e pikave të rrezikut të cilat kanë rezultuar me operacione të zbatuara me sukses dhe në luftën kundër kontrabandimit të drogës, duhanit dhe produkteve të duhanit si dhe në zbatimin e suksesshëm të Projektit për matjen e kohës për doganë dhe lëshimin e mallrave në pajtim me metodologjinë e OBD, të cilin Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me OBD, e zbatoi e para prej vendeve të rajonit.

“Grumbullimi në kohë i të dhënave cilësore dhe analiza e tyre cilësore janë parakusht i suksesshëm për planifikimin e suksesshëm të pagesës së të ardhurave dhe operacioneve, përcaktimit të prioriteteve, sjelljes së vendimeve dhe matjes së performancës”, qëndron në kumtesën e Drejtorisë Doganore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *