Home / Kuriozitete / Shkenca mundëson lindjen e fëmijës me 3 prindër për çiftin jopjellor

Shkenca mundëson lindjen e fëmijës me 3 prindër për çiftin jopjellor

Pas vitesh të tëra përpjekjeje të pasuksesshme, ata janë bërë prindër të një fëmije, që erdhi në jetë përmes një metode të rrallë: atë të fekondimit “in vitro” me 3 persona.

Mjekët në Kiev përdorën një metodë të quajtur transferimi pronuklear, në atë që konsiderohet si herë e parë në botë.

Vajza e lindur më 5 janar është foshnja e dytë në botë e lindur me 3 prindër. Një tjetër fëmijë u krijua përmes një metode paksa të ndryshme në Meksikë, vitin e kaluar.

Ekipi mjekësor i Kievit fertilizoi vezët e nënës me spermën e babait. Më pas ata transferuan gjenet e kombinuara në vezën e marrë nga një dhuruese. Fëmija ka identitetin gjenetik të prindërve, së bashku me një pjesë të vogël ADN-je nga gruaja tjetër.

Mjekët shpikën metodën e lindjes së fëmijëve me 3 prindër për të ndihmuar gratë, të cilat rrezikojnë të trashëgojnë çrregullime serioze gjenetike, të quajtura sëmundje mitokondriale, të kenë një fëmijë të shëndetshëm.

Në këtë rast mblidhen vezë nga një nënë me mitokondri të pashëndetshme dhe një dhuruese me mitokondri të shëndetshme.

Ndërsa klinika Nadiya në Kiev përdori këtë teknikë për të ndihmuar një çift jopjellor, që nuk bartte sëmundjen mitokrondiale.

Ekspertët britanikë e kanë cilësuar rastin si shumë eksperimental.Burimi: BBC.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *