Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet konkursi për bursa për studim në 100 universitetet më të mira në botë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 12:59:35Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Shpallet konkursi për bursa për studim në 100 universitetet më të mira në botë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për të shtatin vit me radhë e shpalli Konkursin për bursa të studentëve të cilët do të regjistrojnë ciklin e parë, të dytë apo të tretë të studimeve në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë, sipas ranglistës së Qendrës për universitete nga klasa botërore pranë Universitetit Xhio Tong të Shangait.

Konkursi për ndarjen e bursave për vitin akadmeik 2017/2018 është shpallur në faqen e specializuar të internetit www.stipendii.mon.gov.mk, ndërsa afati deri kur kandidatët do të mund të aplikojnë është deri më 1 shtatori të këtij viti.

“Bëhet fjalë për masë të cilën vendi ynë e veçon si të vetmen në rajon dhe një nga të rrallat në botë, nëse merret parasysh se bëhet fjalë për mundësi të jashtëzakonshme – bursa të larta dhe shkallë të madhe buxhetore e cila ndahet këtë vit si edhe gjatë viteve të tjera. Shumat në të holla të cilat i paguajmë në nivel vjetor arrijnë deri 40.000 dolalrë amerikanë, vetëm për mbulim të regjistrimit, ndërsa plotësisht mbulohen edhe shpenzimet për jetë, vendosje dhe transport”, tha në konferencë prë shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencls, Spiro Ristovski.

Konkursi parasheh mbështetje për studentët të cilët do të regjistrohen dhe do të studfiojnë në fushën e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, së drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë dhe gjenetikës.

Krahas kushtit kryesor për marrjen e bursës – studenti të jetë i regjistruar në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë, kandidati potencial duhet të plotësojë edhe kushte të tjera – të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse nga një tjetër ofrues dhe të ketë arritur sukses në arsimin paraprak.

Pas përfundimit të studimeve, kandidatët, në pajtim me marrëveshjen që do ta nënshkruajnë për shfryëtzimin e bursës, do të kenë obligim të kthehen në Maqedoni dhe të punojnë në sektorin publik apo privat së paku periudhë dyfish më të madhe nga periudha e shfrytëzimit të bursës.

Ristovski bëri thirrje që të interesuarit të paraqiten në konkurs. Kumtoi se gjatë viteve të kaluara këtë volitshmëri e shfrytëzuan rreth 200 shtetas të Maqedonisë dhe pjesa më e madhe e tyre tashmë e kanë përfunduar studimin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *