Home / Lajme / Maqedoni / Shpërndahen nëpër e-maila të dhënat personale të rreth 5 mijë studentëve
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 21:08:48Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Shpërndahen nëpër e-maila të dhënat personale të rreth 5 mijë studentëve

Shkup, 19 janar – Të dhëna personale të rreth 5000 studentëve nga fakultete të ndryshëm, shtetëror dhe privat, janë shpërndarë publikisht, në shkelje me ligjin për ruajtjen e të dhënave personale.

Data baza përmbanë numër të indekseve, adresa të vendbanimeve, qytetin, numrat telefonik, e-maila dhe fjalëkalime për e-mailin, që që është kundër ligjit për të dhëna të personale.

Dekani i fakultetit të makinerisë Darko Danev, thotë se pasi që është njoftuar me rastin, i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjes plotësuese të të dhënave.
“Deri në këtë moment i kemi ndërmarrë të gjitha masat për t’u parandaluar përhapja e mëtutjeshme e të dhënave në çfarëdolloj mënyrë, ndërkaq ajo do të thotë se serverët dhe një pjesë e IT pajisjes me të cilët disponon Fakulteti i Makinerisë janë të fikura. Kemi kontaktuar me Zyrën për Mbrojtjen e të Dhënave Personalle, ndërkaq në ditën e parë të punës nga ana jonë do të dorëzohen edhe kërkesë deri te Zyra për kryerjen e kontrollit të jashtëzakonshme mbikëqyrës, me çka do të zbardhen dhe arsyet e rastit”, thotë Danev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *