Home / Lajme / Botë / Shqiptarët përjetojnë tmerr në Francë, ja çfarë u ndodh në autobus

Shqiptarët përjetojnë tmerr në Francë, ja çfarë u ndodh në autobus

Kanë përjetuar makth turistët shqiptarë në Francë, nisur për udhëtim qejfi, por që panë tmerr me sy. Ngjarja ka ndodhur në Avenue Foch dhe protagonistë të tmerrit policor kanë qenë dhjetëra shqiptarë që po udhëtonin me autobus për turizëm. “Nëse ju keni ndërmend që të lëvizni me makinën tuaj në Francë bëni mirë që të shmangni Avenue Foch dhe vendin Mazelle”. Kështu e nis shkrimin “Lë republicain Lorrain”, ku shpjegohet torturs që u është bërë turistëve shqiptarë në Metz. Arsyeja kryesore? Sipas medias franceze, ky ishte një operacion i parëndësishëm për policinë, i cili ndikoi shumë në trafikun rrugor. Ndërsa një shqiptar që ka qenë atje i pranishëm është shprehur se ndaj turistëve është ushtruar një sjellje e ashpër, madje një gruaje i ka rënë edhe të fikët. “Terror sot (dje) në mes të qytetit të Metz-it në Francë, ndalohet autobusi me turistë shqiptarë, i zbritën të gjithë në tokë, valixhet i shpërndanë nëpër rrugë, policia dhe xhandarmëria me armë, një gruaje të moshuar i ra të fikët, isha vet aty dhe i pashë, por si përfundim asgjë”, thotë shqiptari për JOQ. Nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë e këtij ndalimi të shqiptarëve në mes të trafikut, por edhe vetë media franceze e ka dënuar ashpër./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *