Home / Lajme / Maqedoni / Shtatzënat dhe të sëmurët kronik në Maqedoni lirohen nga puna për shkak të temperaturave të ulëta
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-08 19:06:23Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Shtatzënat dhe të sëmurët kronik në Maqedoni lirohen nga puna për shkak të temperaturave të ulëta

Gjendja në Maqedoni e shkaktuar nga kushtet e motit të ligë vlerësohen si stabile me më pak rreziqe në krahasim me ditët më parë, por kjo nuk duhet të nënvlerësohet. Rreziku tani vjen vetëm nga një faktor dhe ai është moti shumë i ftohtë. Ky ishte vlerësimi kryesorë i Komitetit Drejtues për Kriza (KDK), të cilët sot e prezentoi në një konferencë, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandër Gjorgjiev.

Ai theksoi se rreziqet kryesore janë në drejtim të shëndetit të qytetarëve dhe harxhimit të energjisë elektrike, ndërsa më pak probleme shkakton në komunikacion, për të cilin tha se janë marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e tij.

“Lidhur me organin qendror për koordinimin e të gjitha këtyre aktiviteteve që janë marrë gjatë kësaj periudhe, mund të thuhet se të gjithë institucionet do të vazhdojnë të jenë të fokusuar në gjithë mesazhet që janë dhënë nga KDK. Konkluzionet e KDK do të vazhdojnë të zbatohen deri në kohën e pezullimit të tyre”, deklaroi Gjorgjiev.

Këshilltarja shtetërore për mbrojtje shëndetësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska tha se për të mbrojtur gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik, ka vendosur nesër dhe pasnesër t’i lirojë nga angazhimet në punë me qëllim që ta mbrojë shëndetin e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *