Home / Lajme / Botë / Shteti Islamik bombardon ndërtesat qeveritare në Mosul
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 13:54:26Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Shteti Islamik bombardon ndërtesat qeveritare në Mosul

Militantët e Shtetit Islamik bombarduan sot dy ndërtesa qeveritare në Mosul, ku forcat irakiane kanë ndërmarrë një ofensivë për të rimarrë qytetin verior.

“Grupi ekstremist i Shtetit Islamik shpërtheu dy ndërtesa në lagjen Al Faysaliya para se të largoheshin nga zona”, tha gjeneralbrigadieri Zanoun Al Sabavi.

Al Faysaliya ndodhet në veri të disa zonave të rimarra dje nën kontrollin e forcave irakiane, duke qenë se trupat kanë përparuar më tej kundër militantëve në lumin Tigër.

Forcat irakiane, të mbështetura nga forcat ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po avancojnë me fushatën e nisur në mes të muajit tetor për të rimarrë Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut, që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik që nga mesi i vitit 2014.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *