Home / Shëndeti / Si të kujdeseni për shëndetin digjestiv?

Si të kujdeseni për shëndetin digjestiv?

Sistemi digjestiv luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Sipas studimeve një nga tre persona ka problem me sistemin e tretjes.

Prandaj, Prof. Dr. Vasko  Vasilevski, gastro- enterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se është shumë e rëndësishme që të mësoni  si ti dalloni simptomat  kur sistemi juaj tretës ka problem dhe si të reagoni në kohë.

Cili është funksioni i tij?

Shëndeti digjestiv është tepër i rëndësishëm për organizmin, dhe një tregues i mirë për funksionimin e sistemeve të tjera në trup. Funksioni i tij është tretja e ushqimit që ne konsumojmë dhe të përzgjedh prej tij lëndët ushqyese dhe energjike, dhe më pas ti shpërndajë ato në mënyrë të barabartë nëpër trup. Sistemi i tretjes dhe sistemi imunitar janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, për faktin se 70% e sistemit imunitar qëndron në traktin digjestiv. Mendohet se sistemi juaj tretës dhe zorra e trashë, funksionojnë normalisht nëse ju keni jashtëqitje dy herë në ditë deri në tre herë në javë. Në rast se keni problem me sistemin tuaj tretës, mund të shfaqen simptomat e mëposhtme:

Kapsllëk – gjendje e cila ka të bëjë me jashtëqitjen (zbrazjen e zorrëve) e cila ndodh më pak se tre herë në javë.

Diarreja – gjendje e cila shfaqet atëherë kur sistemi digjestiv bëhet i pa ekuilibruar, kur ushqimi dhe lëngjet lëvizin shumë shpejtë dhe organizmi nxjerrë jashtëqitje të ujshme 2-3 herë në ditë.

Me ndryshimin e disa rregullave do të mund ta rregulloni jashtëqitjen

Nëse ndonjëherë keni pasur kapsllëk, me siguri e dini se për çfarë gjendje të pakëndshme / parehatshme bëhet fjalë. Edhe pse laksativat (laxatives) mund të ndihmojnë për një kohë të shkurtër, ndryshimi i disa rregullave në jetë mund ta zgjidh këtë problem përgjithmonë. Nëse nuk jeni mjaftueshëm aktiv dhe nëse nuk bëni stërvitje (ushtrime) jo vetëm që do ta rrisni peshën trupore, por në të njejtën kohë do të ndikoni negativisht në tretjen e ushqimit. Të qenurit pasiv dhe të qëndruarit ulur, është diçka e cila duhet t’ju shqetësojë vërtetë.  Ende nuk është provuar me saktësi, por mosaktiviteti shkakton kapsllëk. Gjëja më e mirë që mund të bëni për zorrët tuaja është që kur të zgjoheni , të hani mëngjes të mirë dhe të shëndetshëm, dhe të kryeni disa ushtrime të shkurtra dhe të lehta.  Nuk duhet të mundoheni me ushtrime të rënda, për të përmirësuar shëndetin digjestiv, mjaftojnë edhe aktivitetet më të vogla.  Duhet të konsumoni më tepër fibra dietike, më tepër lëngje dhe duhet të shmangni ushqimet e shpejta – këto janë vetëm disa nga mënyrat të cilat do t’ju ndihmojnë  për të shmangur kapsllëkun.

Kërkoni ndihmë nga mjeku për diarrenë

Diarreja është një gjendje me të cilën përballet një numër i madh personash. Sipas hulumtimeve, rreth 23% e personave mendojnë se kjo nuk është aspak një gjendje e rëndë, prandaj dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar ndihmën e mjekut. Këta persona mendojnë se kjo gjendje kalon vetë dhe nuk e trajtojnë atë seriozisht. Diarreja ndryshon nga pacienti në pacient, dhe nga simptoma akute ato mund të shndërrohen në kronike. Diarreja akute karakterizohet me lëvizje të lehta dhe të shpeshta të zorrëve dhe zgjat më pak se dy javë. Fillon papritur, episodet janë të shkurtra dhe ju shfaqen simptoma si: të përziera, fryerje, dhimbje barku dhe një ndjenjë beydisje e vazhdueshme.  Diarreja kronike është e qëndrueshme e cila zgjat më tepër se katër javë. Diarreja akute zakonisht shfaqet tek personat të cilët udhëtojnë dhe ndryshojnë mjedis, si rezultat i ndryshimit të ushqimit dhe të higjenës jo të mirë. Diarreja kronike mund të shkaktohet nga stresi, hormonet, inflamacioni i zorrës së hollë apo të trashë, ilaçeve apo intolerancës së ushqimit. Ajo çfarë është e rëndësishme është që pacientët të flasin hapur për problemin e tyre në mënyrë që të jepet një pamje e qartë e simptomave. Ekzistojnë disa variante për trajtimin e diarresë, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra në varësi të shkallës së sëmundjes. Disa pacientë e kalojnë sëmundjen  vetëm me karbon aktiv, por sigurisht që është i nevojshëm konsultimi me mjekun i cili do t’ju shpjegojë se cili do të jetë trajtimi më i mirë për ju. Ekzistojnë opsione të reja trajtimi, të cilat do t’ju ndihmojnë për të përmirësuar problemin me diarrenë, por nëse nuk bëni asgjë për ta trajtuar atë , mund të shkaktoni dehidratim të trupit tuaj.

Kur duhet të bëni kontroll kolonoskopik?

1.       Skrining i detyrueshëm për personat mbi moshën 50 vjeçare, pavarësisht se nuk kanë pasur asnjëherë polip apo kancer në zorrën e trashë, sëmundje inflamatore të zorrëve apo histori familjare të polipit apo kancerit në zorrën e trashë.

2.       Nëse jeni në moshën 50 vjeçare, me histori familjare të adenomës apo kancerit kolorektal (në zorrën e trashë), veçanërisht polip ose kancer në gjeneratën e parë apo të dytë të rrethit familjar, duke përfshirë këtu edhe gjysmë-motrën apo gjysmë-vëllanë. Duke përfshirë më pas ekzistencën  e sëmundjes aktive inflamatore të zorrëve dhe kolitit.

3.       Nëse keni probleme të cilat manifestohen me alternim të kapsllëkut dhe diarresë.

4.       Nëse keni gjak në jashtëqitje.

Këshillat më të rëndësishme për një shëndet optimal të sistemit digjestiv

Merruni me aktivitete fizike – aktiviteti fizik përshpejton tretjen, rrit rrjedhën e gjakut në të gjitha organet dhe stimulon muskujt në traktin gastrointestinal.

Pini më shumë lëngje – pini më tepër ujë dhe lëngje, veçanërisht pas aktiviteteve fizike. Përsa i përket lëngjeve, uji është zgjedhja më e mirë, prandaj konsumojeni atë në sasi më të mëdha.

Konsumoni ushqim të shëndetshëm – sigurohuni që ushqimi juaj të jetë i balancuar. Ushqimi i shëndetshëm i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, e ndihmon organizmin tuaj për të bërë një tretje më të mirë.

Shmangni ushqimet me erëza  dhe me yndyrë, në këtë mënyrë do të reduktoni mundësitë e mundshme të kapsllëkut dhe diarresë.

Mbani ditar – mundohuni që në ditar të shënoni  se çfarë hani, nëse keni simtoma dhe sa herë keni pasur diarre gjatë ditës.

Lexo me shume ne http://bit.ly/2jTDtqq

Artikull i sponsorizuar

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *