Home / Shëndeti / Si t’i lironi hundët e bllokuara tek bebet?

Si t’i lironi hundët e bllokuara tek bebet?

Të porsalindurit nuk janë në gjendje të nxjerrin sekrecionet e hundës dhe për ta rrufa është diçka tepër e vështirë për t’u përballuar, dhe pjesa më e vështirë është momenti i gjidhënies si edhe gjumit.

Sipas websitet per nena gjatë proçesit të gjidhënies nënës i duhet shpesh të bëjë ndërprerje në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje të marrë frymë.

Rrufa është një problem që haset shumë shpesh kryesisht tek fëmijët që lindin gjatë muajve të ftohtë ose në muajt që përkojnë me ndërrimin e stinëve. Kjo ndodh për shkak se fëmija nuk ka ende një sistem imunitar të maturuar, i cili të jetë në gjendje të luftojë viruset.

Si ta trajtojmë rrufën?

Kjo nuk është diçka e thjeshtë nëse bëhet fjalë për një të porsalindur, dhe shpesh do të duhen dy persona për t’ja mbajtur kokën apo për ta shpërqëndruar ndërsa përpiqeni t’i lironi rrugët e frymëmarrjes. Shpesh nuk këshillohet të përdoret një sprait, por një solucion fiziologjik me pika ose edhe një pompë e posaçme, të cilat mund të përdoren njëkohësisht. Nëse fëmija ushqehet ende me qumësht gjiri, do te marre hidratimin e nevojshem me anen e qumeshtit te gjirit, dhe per pasoje nuk ka nevoje per lengje te tjera. Qumeshti i gjirit do te siguroje gjithashtu edhe antikorpet e nevojshme per te luftuar gjendjen virale.

Nëse ai konsumon edhe ushqime të ngurta duhet të pijë mjaftueshëm lëngje të ngrohta. Gjithashtu ju mund të përdroni edhe aerosol, i cili do të shkrijë sekrecionet nëpërmjet avullit. Ky aparat duhet të përdoret vetëm me anën e një solucioni fiziologjik të thjeshtë. Zhurma e tij mund ta bezdisë fëmijën, por edhe mund ta qetësojë. E rëndësishme është që gjatë këtij procesi ai të marrë të gjithë trajtimin e nevojshmëm, pra të përfundojë i gjithë solucioni që ndodhet brenda aparatit, i cili është i përcaktuar nga mjeku me ml.

Gjithashtu lexo

Ja sesi të detoksifikoni të gjithë trupin përmes këmbëve tuaja!

Kjo është një metodë e lashtë kineze që do t’ju ndihmojë të detoksifikoni të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *