Home / Lajme / Rajon / Sinoptikania: Ja kur do të ketë rritje të temperaturave në vend

Sinoptikania: Ja kur do të ketë rritje të temperaturave në vend

Territori shqiptar do ta ndjejë rritjen e temperaturave mesditën e së mërkurës”, kështu ka deklaruar sinoptikania e meteoalb Tanja Porja e ftuar këtë mbrëmje në panelin e emisionit Opinion.

Sipas saj ky i ftohtë vjen nga zonat polare drejt Evropës juglindore e me pas deri poshtë në Ballkan.

 “Ajri i ftohtë polar ka ardhur direkt, drejtpërdrejtë nga zonat polare drejt Ballkanit. Këto masa ajrore kanë ardhur për tre, katër ditë drejtë vendit tonë. Në Shqipëri do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave të mërkurën, por rritja që do të ndihet ndjeshëm do të jetë të premte dhe të shtunë. Kryesisht veriu dhe verilindja do të mbeten me -7grade”, është shprehur Porja. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *