Home / Lajme / Maqedoni / Sips ELEM: Gjendja elektroenergjetike është stabile
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 11:34:36Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Sips ELEM: Gjendja elektroenergjetike është stabile

Gjendja elektroenergjetike në Maqedoni është stabile. Konsumatorët tarifor do të kenë rrymë me kohë. Është mënjanuar defekti në REK Manastir dhe elektrana tani punon me kapacitet të plotë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, vendi në ditët më të ftohta, më 8, 9, 10 dhe 11 janar, mbi 80 për qind të nevojave i ka pasur nga prodhimtaria vendore.

Prioritet i SHA ELEM, potencon drejtori, është interesi i qytetarëve dhe furnizimi me energji elektrike.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski tha se duke përmbyllur me ditën e sotme, për import të energjisë elektrike janë shpenzuar dy milionë euro, por mungesa financiare do të jetë shumë më e vogël.

Importi i energjisë elektrike tani për tani nuk realizohet përmes Greqisë dhe Bullgarisë, por vetëm përmes Serbisë. Gjendjet ndiqen 24 orë, ndërsa është paralajmëruar që rritja e temperaturave ta përmirësojë situatën.

Në lidhje me akuzat e LSDM-së, Mickoski tha se me opozitën bisedojnë në gjuhë të ndryshme.

“Mbesim të përqëndruar në ballafaqim me gjendjet dhe nuk do të komentojmë pretendime të paqarta të cilat nuk kanë kurrfarë logjike shkencore dhe teknologjike. Të hapur jemi për çfarëdo lloj propozime konstruktive, por deri tani nuk ka të tilla”, potencoi drejtori i ELEM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *