Home / Kryesoret / Skadon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për të drejtat e ndihmës sociale
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-27 08:40:14Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Skadon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për të drejtat e ndihmës sociale

Sot skadon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për realizim të të drejtave nga fusha e mbrojtjes sociale. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëjnë thirrje të gjithë të cilët deri më tani nuk e kanë bërë këtë, të drejtohen në qendrat më të afërta për mbrojtje sociale dhe të paraqiten.

Ata me vete duhet të sjellin vetëm letërnjoftimin dhe të mjapin deklaratë për pajtueshmëri për shfrytëzimin e të dhënave të tyre personale në procedurën për realizim të këtyre të drejtave. Të gjitha dokumentet e tjera institucionet do t`i marrin përmes pozitës zyrtare nga DAP-i, Fondi PIOM, kadastri, nga Agjencia për punësim, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, MPB-ja, Drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe PBRM.

Procedura për ripërtëritje të dokumentacionit ka filluar më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Vitin e kaluar u regjistruan rreth 27 mijë shfrytëzues të të drejtave për mbrojtje sociale.

Në rrjedhë është ripërtëritja e dokumentacionit për të drejtat e fëmijëve, përkatësisht shtesa e posaçme për fëmijë, shtesa e fëmijëve dhe shtesa e prindërve për fëmijë të tretë dhe të katërt. Ripërtëritja do të zgjasë deri më 31 mars të këtij viti. Vitin e kaluar, të drejtën e shtesës së prindërve për fëmijë të tretë e realizuan 23.246 shfrytëzues, ndërsa për fëmijë të katërt 814.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *