Home / Kryesoret / SKANDAL » Për shkak të kushteve ekstreme të punës, mungesa e ngrohjes në objektet e Postës, detyrohen të punësuarit të marrin pushim!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 22:28:58Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

SKANDAL » Për shkak të kushteve ekstreme të punës, mungesa e ngrohjes në objektet e Postës, detyrohen të punësuarit të marrin pushim!

Pjesa më e madhe e të punësuarve në Postën e Maqedonisë janë detyruar të marrin pushim për shkak të kushteve ekstreme të punës.

Mungesa e ngrohjes në objektet e Postës këto ditë kur termometri ka shënuar deri në minus 24 gradë e ka bërë të padurueshme situatën dhe shumica e zuyrave janë mbyllur.

Siç transmeton “A1 on” dëshmitë e punëtorëve, kjo është një situatë që përsëritet viteve të fundit por ngrica e sivjetme e ka theksuar këtë keqmenaxhim të resurseve të një nga kompanive më të mëdha shtetërore.

Revolta e punëtorëve është edhe më e madhe pas zërave të përhapura se drejtorët dhe udhëheqësit e sektorëve kanë shpërblyer veten me nga 50 000 denarë me rastin e Vitit të Ri. Nga Posta e Maqedonisë kanë refuzuar ta konfirmojnë këtë lajm, madje ka patur edhe kërcënime për ata që e kanë bërë publike këtë sjellje të papërgjegjshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *