Home / Kuriozitete / Snajperi që vrau 800 ushtarë rusë brenda 100 ditëve

Snajperi që vrau 800 ushtarë rusë brenda 100 ditëve

Simo Hayha, i njohur ndryshe si “Vdekja e Bardhë”, ka qenë një nga personat që ka tmerruar ata që ia dëgjonin emrin.

Pak para se Finlandën ta sulmonte Bashkimi Sovjetik, ai ishte gjuetar dhe merrej me bujqësi, ndërsa në vitin 1939, Simo vendosi të luftojë në mbrojtje të vendit, por jo si gjithë të tjerët.

Mori pushkën e vetë dhe disa konserva, u fsheh nëpër drunj dhe gjithë ditën gjuante në drejtim të armiqve.
Duke marrë parasysh se shumicën e kohës së lirë Hayha e kalonte duke bërë gjueti, ai gjithashtu ishte i gatshëm për luftime në male, edhe pse dëbora arrinte mbi 2 metra trashësi dhe temperaturat shkonin në -20 deri -40 gradë celsius.
Simo për ditë të tëra kishte qëndruar i shtrirë në tokë i veshur me rrobat e bardha të kamufluara (për të cilat edhe ka fituar nofkën nga rusët “Vdekja e Bardhë”), i rrethuar nga bora me të cilën mbulonte gojën për të mos u vërejtur avulli që nxirrte nga goja gjatë frymëmarrjes. Shumicën e kalonte vetëm, kurse e vetmja gjë që bënte vriste armiq.

Ai i ka kryer të gjitha vrasjet pa dylbinë profesionale për snajper, gjë që e bën një luftëtar edhe më të zotë, por, thuhet se ai nuk e pëlqente dylbinë e snajperit për shumë arsye: pa dylbinë në pushkë mund të mbante kokën më poshtë, gjë që ishte e vështirë që qëllohej nga armiku, por edhe reflektimi i xhamit mund ta tradhtonte.

Duke marrë parasysh këto të meta dhe teknika tjera të ngjashme që i kishte mësuar gjatë gjuetisë, ai në mënyrë të përkryer fshihej nga sytë e armikut.

Sovjetikët ishin të vetëdijshëm që po pësonin humbje të mëdha, por llogarisnin që një gjë e tillë ishte normale në një luftë, por kur kuptuan se për vdekjen e dhjetëra ushtarëve të tyre ishte përgjegjës vetëm një njeri, ata filluan të brengosen dhe të organizojnë një plan për eliminimin e tij.

Fillimisht ata dërguan njësi të ndryshme nga këmbësoria, por asnjëri prej tyre nuk u kthye.

Më pas ata formuan njësinë “kundër-snajpëristët”, por Hayha i la përsëri të vdekur.

Në më pak se 100 ditë, Hayha me pushkën e tij gjysmë-automatike pa dylbi vrau 542 ushtarë, kurse nga pushka automatike mbi 160, dhe kështu rriti “rekordin” e tij në 705 të vdekur.

Me kalimin e ditëve paniku sa vinte e rritej te armiku, dhe pothuajse asnjë ushtar nuk guxonte të dilte vullnetar që ta luftojë, kështu rusët menduan një metodë tjetër.

Filluan ta gjuajnë me artileri të rëndë, dhe e bombarduan nga të gjitha anët që mendonin se mund të fshihej snajperisti misterioz. Megjithatë, edhe kjo metodë rezultoi si e dështuar.

Por 6 marsi i vitit 1940 ishte i pafat për Hayhan, i cili më në fund qëllohet me një plumb në kokë gjatë një prite.

Sovjetikët panë se kishte pësuar dëmtime serioze në kokë, dhe pasi që nuk lëvizte menduan se kishte vdekur dhe u larguan pa i bërë diçka tjetër.

Për fat të mirë, ai u gjet nga bashkëluftëtarët e tij, të cilët e dërguan në shtabin e përgjithshëm ku ka qenë për 1 javë në koma.

Pas daljes nga koma, ai mori detyrën e togerit, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Finlandë. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *