Home / Kryesoret / Sot në gjykatën themelore Shkupi 1 duhet të vazhdojë procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Ryshfeti”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-23 09:23:03Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Sot në gjykatën themelore Shkupi 1 duhet të vazhdojë procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Ryshfeti”

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sipas prokurorisë, ngarkohet se gjatë punës si person zyrtar, si kryetar i Strumicës, nga biznesmeni Ivan Nikollov ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për një metër katror në Strumicë, për të cilën Nikollov ishte i interesuar ta privatizojë, transmeton Zhurnal.

Në seancën e mëparshme e cila u mbajt më 20 dhjetor vitin e kaluar, ekipi i avokatëve të Zaevit kërkuan përjashtimin e prokurorit publik në këtë rast, Vladimir Milloshevski, sepse, siç thanë, kundër tij është ngritur akuzë nga Prokuroria speciale publike për më shumë vepra penale. Ata nga gjyqi kërkuan që të ndalohet procesi gjyqësor për rastin “Ryshfeti” derisa PSP nuk vendos për rastin e prokurorit Milloshevski dhe persona të tjerë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza penale.

Nga PSP, të njëjtën ditë vërtetuan se partia e LSDM-së deri tek ata kanë ngritur akuzë penale kundër prokurorit Milloshevski dhe persona të tjerë dhe thotë se ende po shqyrtohen ankesat në akuzën penale, por demantuan se udhëheqin hetim paraprak kundër prokurorit.

Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupcionit e refuzoi kërkesat e avokatëve të Zaev për përjashtimin e Milloshevskit. Vendimi i prokurorisë  ishte nënshkruar nga prokurori Zllatko Bikovski, ku më pas përsëri reaguan avokatët e Zaevit të cilët thanë se vendimi është jashtëligjor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *