Home / Lajme / Maqedoni / Sot shënohet Dita për mbrojtjen e të dhënave personale në Maqedoni
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-27 11:26:43Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comEFÿéU4A

Sot shënohet Dita për mbrojtjen e të dhënave personale në Maqedoni

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) sot do ta shënojë 28 Janarin-Ditën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Pritet që Drejtoria për mbrojte të të dhënave personale (DMDHP) ta prezantojë këtë dokument nesër para publikut më të gjërë, ku mes tjerash parashihet ridizajnimi i ligjësisë në kontekst të Rregulativës së BE-së të 25 majit të vitit 2016, i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit për mbrojtjen e personave në aspekt të përpunimit të të dhënave personale dhe qasjen e lirë te ato të dhëna, që duhet të zbatohet nga 25 maji i vitit 2018.

Parashihet që për dy vite të bëhet analiza e strategjisë dhe plani aksional, që do të publikohet së shpejti. Njëkohësisht është duke u përgatitur një ligj i ri për mbrojtje të të dhënave personale me të cilin do të duhet të përshtaten edhe ligje tjera.

Forcimi i pozicionit të oficerëve për mbrojtje të të dhënave pesonale në institucionet publike dhe në sektorin privat është pjesë e projektit në fjalë. Tani për tani, Maqedonia ka gjithsej 2758 oficerë që janë emëruar nga të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Ata trajnohen vazhdimisht.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *