Home / Kuriozitete / Speci djegës ju zgjat jetën

Speci djegës ju zgjat jetën

Nëse ju pëlqejnë specat djegës, atëherë keni një arsye më shumë për të vijuar e t’i hani ato, pasi mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.
 Një studim ka arritur në konkluzionin se nëse darka juaj përmban speca djegës, atëherë keni përfituar shumë tepër se sa ushqimi. Pasi sipas një studimi, njerëzit të cilët ushqehen me speca djegës kanë 13% më pak gjasa të vdesin sesa ata që nuk ushqehen me to.

Sëmundjet më të shpeshta që ushqimet pikante shmangin janë ato të zemrës dhe goditje në tru.
Prej kohësh mendohej se ushqimet pikante janë të dobishme në trajtimin e sëmundjeve, por vetëm një studim në të kaluarën ka hulumtuar marrëdhënien e saj me vdekshmërinë.

Hulumtuesit e Universitetit të Vermontit në SHBA kanë zhvilluar një studim, i cili ka ekzaminuar zakonet e ngrënies të 16.000 amerikanëve për 23 vite. Gjatë asaj kohe 4,946 njerëz vdiqën.

Vdekshmëria totale e pjesëmarrësve të cilët konsumonin speca djegës ka qenë 21.6% krahasuar me 33.6 % të atyre që nuk konsumonin atë, një diferencë prej 12%. Por studiuesit morën parasysh edhe një sërë faktorësh të tjerë si: Demografia, stili i jetës dhe karakteristikat klinike. Duke e çuar diferencën në 13 %.

Gjithashtu lexo

Mos kaloni kurrë pranë varrezave natën, e tmerrshme ajo çfarë i ndodhi këtij çifti (Foto)

Një çifti nga Britania iu duk ide e mirë që të bënin një shëtitje ende …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *