Home / Kryesoret / Sulmet në Mitrovicë, koha që Serbisë “t`i tregohen dhëmbët”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 12:49:25Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com{

Sulmet në Mitrovicë, koha që Serbisë “t`i tregohen dhëmbët”

Disa ditë pas inaugurimit, objekti i Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitreovicës u sulmua me një granatë dore M75, mbrëmjen e së martës. Sipas Policisë së Kosovës, ende nuk janë kapur kryesit e këtij sulmi.

Ky  sulm është i konsideruar si akt terrorist, nuk është i pari në këtë pjesë. Derisa, analistët thonë se kjo e vërteton ekzistencën e strukturave paralele.

Analisti Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se prapa sulmeve në pjesën veriore të Mitrovicë qëndrojnë strukturat paralele, të cilat paguhen nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës.

“Prapa sulmeve në pjesën veriore të Mitrovicë qëndrojnë strukturat paralele apo edhe vetë liderët e tyre, të cilët janë të përkëdhelur nga qeveria e republikës së Kosovës, dhe paguhen nga taksapagusit e qytetarëve të saj, e që punojnë për interesa të qeveris së Beogradit dhe i raportojnë asaj. Ky sinjal na jep të kuptojmë së qeveria e Kosovës pos mjeteve dhe pagave që ndan nga buxheti i shtetit, s`ka në dorë asgjë në atë pjesë, ku ministrat e saj, nga minoriteti serb, i bëjnë të gjitha këto organizime, që shteti të jetë jo funksional në atë pjesë dhe po ata e duan atë gjendje ashtu për ti zhvilluar veprimtarit e tyre të kundërligjshme, pa i penguar askush”, ka thënë ai.

Krasniqi ka theksuar se, kjo jep një sinjal së dora e shtetit nuk është shtrirë ënde më Veri.

“Ende strukturat paralele janë prezentë, pavarësisht asaj së znj. Tahiri bashkë më qeverinë i legalizuan ato, pa menduar fare së kriminelet mbetën kriminel, ata duhet të përgjigjen para drejtësisë e jo të marrin paga nga buxheti i shtetit. Këto sulme në veri tregojnë një sinjal së ënde shqiptarët nuk janë të sigurt të kthehen në shtëpitë e tyre, nga të cilat u larguan me dhunë!”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sipas analistit Albrim Badallaj, është Beogradi me organet e tij të sigurisë që po i orkestron sulmet në pjesën veriore.

“Realisht, këto sulme janë direkt ndaj shtetit të Kosovës, meqë sulmohet një institucion dhe qartazi shihet, edhe pse nuk ka një raport ende nga organet e sigurisë, se janë të orkestruara nga Beogradi, të cilët I shfrytëzojnë strukturat e tyre paralele në Veri për krime dhe sulme ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Badallaj.

Ai ka potencuar se, kjo politikë aktuale e Beogradit ndaj institucioneve të Republikës të Kosovës është vazhdimësi e politikave famëkeqe të viteve `90-të, të kryekriminelit Millosheviq.

“Me q`rast institucionet tona nuk duhet që vetëm në bisedime, nën administrimin e BE-së ti paraqesin këto çështje, por organet e sigurisë dhe shërbimet shtetërore duhet të jenë të përgatitur të përballen me këshilloj sprovash dhe të ndërhyjnë, duke mos kursyer asnjë grup I cili ka për objektiv institucionet shtetërore apo destabilizimin e vendit. Serbëve të Veriut, të cilët potencialisht mund të jenë prapa këtyre sulmeve, duhet bërë me dije se ata duhet të reflektojnë karshi realitetit se Kosova është shtet i pavarur dhe duhet t`i njohin institucionet tona, meqë e kanë të garantuar të drejtën e jetës si të gjitha komunitetet tjera ose të kthehen dhe të jetojnë në Serbi, nga edhe kanë ardhur, meqë në Kosovë janë ardhacak. Këto sulme janë sinjale të qarta që Serbia meriton t`iu tregohen dhëmbët si në aspekt politik, por edhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, përmes organeve përgjegjëse”, është shprehur ai.

Kurse, eksperti i sigurisë Avni Islami, ka potencuar se, shërbimet sekrete Serbe kryen aksion terrorist në objektin e Qeverisë së Kosovës në Veri.

Sipas tij, veprimet e koordinuara dhe të sinkronizuara të strukturave ilegale Serbe në Veri të Kosovës,  duke tentuar që të dështojnë të gjitha tentativat e institucioneve të Kosovës që ta shtrihet autoriteti e saj, ndërmorën një aksion terrorist duke hedhur mjete eksploduese në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Roli dhe prezenca e shërbimeve inteligjente në veri të Kosovës është që t’u pamundësohet institucioneve të Kosovës që ta shtrijnë autoritetin në veri, detyra e tyre është që të marrin informata të sakta për çdo iniciativë , kështu që për çdo rast ti neutralizojnë ato dhe tu pamundësohet veprimi i shtetit të Kosovës ne veri të vendit. Shërbimet inteligjente të Serbisë janë të interesuar që Kosova të jetë jo stabile me institucione të birzhta e në veçanti ne veri . Ajo pjesë është një ‘’ katalizator’’ qe sa herë i duhet Serbisë , qoftë për konsum të brendshëm qoftë për bisedimet Kosovë – Serbi, ajo e destabilizon veriun e Kosovës, kjo bëhet e mundur me koordinimin e shërbimeve inteligjente serbe dhe faktorit politik lokal ne veri”, ka shkruar Islami.

Tutje, Islami ka theksuar se veprimtaria e shërbimeve inteligjente serbe që nga përfundimi i luftës së vitit 1999 e deri më sot ishte dhe mbetet aktive.

“Qëllimi i saj është që në vazhdimësi të ndërhyjë në të gjitha fushat e jetës në Kosovë , ajo e dëshiron një Kosovë jo stabile, e kam thënë dhe prapë e them se ; rreziku ma i madh për Kosovën ishte dhe mbetet Serbia e cila i përdorë të gjitha mjetet e kamufluara për ta destabilizuar vendin tonë e kjo bëhet për mesi shërbimeve inteligjente të tyre.  Duke e pa agresivitetin e institucioneve të Serbisë në raport me Kosovës, do të duhej ti rrisë kapacitetet operacionale dhe ti zmbrapsë sulmet e tilla”, ka përfunduar eksperti i sigurisë Avni Islami.

Për më tepër, lidhur me sulmin e Qeverisë në veri ka reaguar Ministrja për dialog, Edita Tahiri, e cila ka kërkuar Bashkimit Evropian, që të ndërhyjë te pala serbe, në mënyrë që ata të qëndrojë në linjë me frymën e dialogut.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *