Home / Lajme / Botë / Sulmi në Stamboll, paraburgim për 11 persona

Sulmi në Stamboll, paraburgim për 11 persona

Në kuadër të hetimeve lidhur me sulmin terrorist në Stamboll të kryer në natën e Vitit të Ri në klubin “Reina” në lagjen Ortakoy në Stamboll, është caktuar paraburgim për 11 gra për të cilat konsiderohet se janë anëtare të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

Gjykata në Izmir prej gjithsej 21 personave të dyshuar, të cilët më 4 janar u arrestuan në Izmir në kuadër të hetimit për sulmin terrorist, për të cilët konsiderohet se janë pjesëtarë të ISIS-it, caktoi paraburgim për 11 persona të gjinisë femërore me origjinë të huaj.

Ekziston dyshimi se personat lidhen me sulmin terrorist në klubin Reina në lagjen Ortakoy. Tek personat e gjinisë femërore, me origjinë të huaj, janë gjetur pasaporta të falsifikuara dhe dokumente false siriane, transmeton aa.

Ekziston dyshimi se kanë planifikuar që të kryejnë sulm terrorist në lokacione turistike në Izmir. Në kuadër të operacionit të njëjtë ende vazhdon hetimi lidhur me dhjetë meshkuj.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *