Home / Kryesoret / Taravari decid: Nuk shkojmë në koalicion me Gruevskin dhe pikë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 11:40:04Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Taravari decid: Nuk shkojmë në koalicion me Gruevskin dhe pikë

Aleanca për Shqiptarët shuan gjitha dilemat në opinion për atë se a do të koalicionojnë me mandatarin Gruevski apo jo. Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari për Zhurnal ka deklaruar se me ish kryeministrin Nikolla Gruevski nuk bëjnë koalicion në asnjë mënyrë.

Sipas tij përderisa kërkesat e “Aleancës për Shqiptarët” janë PSP dhe Gjyqi Special të jenë kategori kushtetuese, dhe këtë Gruevski publikisht e ka kundërshtuar, atëherë edhe koalicionimi me të nuk është i mundur.

“Me Nikolla Gruevskin dhe njerëzit që hetohen nga Prokuroria Speciale nuk shkojmë. Madje kërkesa kryesore e jona është PSP dhe Gjyqi Special të jenë kategori kushtetuese, në ndërkohë z. Gruevski u deklarua më shumë hërë që nuk e pranon PSP-në dhe do te insiston qe mandati i saj të kryhet!”, ka deklaruar për Zhurnal, sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *