Home / Kryesoret / Të gjithë bashkë për lirimin e Haradinaj. Protesta në Kosovë, Shkup e Tiranë

Të gjithë bashkë për lirimin e Haradinaj. Protesta në Kosovë, Shkup e Tiranë

Shqiptarët e Tiranës, Shkupit dhe gjithë Kosovës ishin në një linjë. Ata protestuan për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në Kosovë nën drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në disa qytete, përfshirë, Gjilanin, Ferizajn, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin janë mbajtur protesta. Në Tiranë protesta është zhvilluar përpara ambasadës franceze, aty ku të rinjtë nga forumet politike kërkuan lirimin e Haradinaj.

Protesta për Haradinajn në Shkup u mbajt sërish përpara ambasadës franceze në Shkup. Kjo protestë u organizua nga shoqëria civile, ku mes profesorëve, artistëve, studentëve e gazetarëve kishte edhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.

Një ditë më parë Serbia dorëzoi kërkesën e saj për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.  Ramush Haradinaj u ndaluar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga policia franceze, në bazë të një fletë-arresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.

Autoritetet politike në Prishtinë dhe Tiranë kanë kërkuar lirimin e tij, duke e cilësuar absurd këtë ndalim mbi bazën e urdhrave te dikurshëm të Beogradit./ tvklan.al

Gjithashtu lexo

Tevdovski: Kemi gjetur 363 milionë euro harxhime të fshehura

Ministri i financave në Maqedoni, Dragan Tevdovski, ka informuar se deri më 31 maj janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *