Home / Kryesoret / Të izoluar nga bora, banorët e Malësisë së Shkupit dhe Kmanovës kërkojnë ndihmë (VIDEO)

Të izoluar nga bora, banorët e Malësisë së Shkupit dhe Kmanovës kërkojnë ndihmë (VIDEO)

Xhelil Metushi nga fshati Brezë i Karadakut të Shkupit ishte ndër banorët e pakët që kishte depërtuar deri në Likovë për tu furnizuar me ushqime dhe gjësende të tjera elementare, pasi që fshati i tyre është izoluar nga reshjet e borës. Ai thotë se 10 shtëpi janë bllokuar dhe se nuk janë vizituar nga askush.

“Kemi mbetur në bor, nuk kemi ndihmë nga askush, jemi 10 shtëpi në fshatin tonë. Kemi edhe njerëz të sëmurë, jemi pa barna. Ju apeloj që të na ndihmoni , të paktën të pastrohet rruga dhe do të na lehtësohen punët”, u shpreh Xhelil Metushi , banor nga Breza.

Të izoluar janë edhe fshatrat Tanushë, Malinë dhe Goshinca. Edhe pse arritëm vetëm deri në gjysmën e rrugës, ekipi ynë u ballafaqua me vështirësi të mëdha në tentimin për të arritur deri tek këto fshatra.

“Ekipi i Televizionit 21, gjatë ditës së sotme ka tentuar që të shkojmë deri në fshatrat e Karadakut të Likovës e Kumanovës. Por ishte e vështir të arrihet deri atje. Ne për momentin jemi në udhëkryqin e rrugës që lidh tre fshatrat Brez, Llukarë e Goshincë.

Komuna e Likovës, ka pastruar rrugën deri në fshatin Llukarë e Goshincë. Por për në fshatin Brezë është e pamundur të arrihet deri atje, pasi rruga nuk është pastruar.”
Nga komuna e Likovës thonë se kanë ndërmarrë masa për të pastruar të gjitha rrugët.

“Me kërkesën e banoreve të malësisë, është dashur të bëhet një kërkesë te drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, që na kanë dalur në ndihmë dhe është pastruar fshati Runic dhe Gushincë. Ne kemi intervenuar edhe në fshatrat Allashec e Bellanoc”, tha Gazmend Bakiu, Drejtori i Ndërmarrjes komunale “PISHA” në Likovë për TV21.

Nga komuna e Çuçer Sandevës nuk ka përgjigje se përse akoma nuk është intervenuar në pastrimin e rrugëve të banorëve të Brezës, Malinës dhe Tanushës.

Në pritje të ndihmës, banorët e këtyre fshatrave apelojnë që sa më shpejt të hapen rrugët dhe të ndihmohen, për shkak të vështirësive për të përballuar dimrin e ftohtë me temperatura të ulta. Sipas tyre, për çdo vit në këtë periudhë të dimrit dhe me reshjet e para të borës kjo zonë malore izolohet në tërësi. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *