Home / Kryesoret / Të punësuarit e Jugohromit do ta bllokojnë rrugën Shkup-Tetovë

Të punësuarit e Jugohromit do ta bllokojnë rrugën Shkup-Tetovë

Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar për nesër protesta. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet.

Qëllimi i protestave mbetet i njëjti – sindikata kërkon që Jugohromi të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohromit, sindikata mbron qëndrimin se kombinati edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut.

Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti përmes fejsbukut u bëri thirrje të gjithë të punësuarve dhe qytetarëve që t’u bashkëngjiten në protestë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *