Home / Lajme / Botë / Teherani paralajmëron Uashingtonin: Mos kërkoni pretekste për të krijuar tensione

Teherani paralajmëron Uashingtonin: Mos kërkoni pretekste për të krijuar tensione

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif paralajmëroi sot SHBA-të duke u kërkuar që të mos kërkojnë pretekste për të krijuar tensione të reja për programin e predhave balistike të Iranit.

“Ne shpresojmë që çështja e programit të mbrojtjes së Iranit nuk do të përdoret si pretekst nga administrata e re amerikane për të shkaktuar tensione të reja”, deklaroi Zarif gjatë një konference për shtyp me homologun e tij francez Jean Marc Ayrault.
Zarif as nuk konfirmoi dhe as nuk pohoi testimin e një predhe që mendohet se është kryer të hënën sipas qeverisë amerikane.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *