Home / Lajme / Kronika e zezë / Temperaturat polare marin dhe viktimën e tretë në Maqedoni
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 10:38:26Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Temperaturat polare marin dhe viktimën e tretë në Maqedoni

Moti i ftohtë që ka kapluar vendin për disa ditë me rradhë ka marë edhe viktimën e tretë, një nga Shkupi, një tjetër në Strumicë dhe një në Pehcevë, informon Zhurnal.

68 vjecari nga Shkupi në lagjen Aerodrom vdiq nga i ftohti të dielën, ai qëndronte në një ndërtesë të pabanuar ndërkohë që sipas informacioneve kishte refuzuar të shkonte në shtëpinë e të pastrehëve.

Të dielën gjithashtu në Strumicë është gjetur i ngrirë një tjetër mashkull rreth të 60, ndërsa sipas fqinjëve të tij ai ka qenë i shtrirë para shtëpisë në gjendje të dehur.

Ndërkohë që dje në orët e hershme të mëngjesit është gjetur e vdekur edhe një 80 vjecare nga fshati Cërnik nga Pehceva, e cila kishte rënë nga koridori i katit të dytë.

Gjithashtu lexo

Hetimet – Shqiptari ekzekutohet në Monza të Italisë

Një 24 vjecarë shqiptar, me inicialet I.B, është qëlluar për vdekje me armë zjarri para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *