Home / Lajme / Rajon / Tensionet Kosovë-Serbi, Biden i telefonoi Thaçit nga Aeroplani

Tensionet Kosovë-Serbi, Biden i telefonoi Thaçit nga Aeroplani

Tensionet e fundit Kosovë –Serbi kanë nxitur reagime të menjëhershme të diplomacisë botërore.

Thaçi dhe Vucic janë takuar ose kanë realizuar kontakte telefonike me top diplomatë që merren me çështjen e Kosovës. Vucic ka takuar Zëvendëspresidentin Biden dhe Kryediplomaten e BE’së në Davos, ndërkohë që Thaçi ka folur me ta në telefon.

Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, Biden e ka kontaktuar Thaçin nga aeroplani, i tij i njohur si “Air Force Two”, si duket në të kthyer nga Zvicra.

Këto kontakte, përfshirë edhe një bisedë të Vucic me Kancelaren gjermane Angela Merkel, kanë bërë punë.

Në njoftim, Shtëpia e Bardhë, Presidentit të Kosovës i është referuar Thaçit gabimisht si Kryeministër.

Siç është njoftuar dje, Mustafa dhe Vucic do të takohen brenda muajit në Bruksel për të vazhduar bisedimet. /GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *