Home / Showbiz / Tentojnë të vrasin mbretëreshën, çfarë ndodhi gjatë natës në Pallat?

Tentojnë të vrasin mbretëreshën, çfarë ndodhi gjatë natës në Pallat?

Mbrëmjen e djeshme Mbretëresha e Britanisë së Madhe gati sa nuk u qëllua me armë nga një prej rojet e saj, teksa doli në mes të natës për të bërë një shëtitje në kopsht.

Roja duke mos e kuptuar se ç’po ndodhte ka qëlluar disa herë në errësirë teksa ka parë një siluetë që ka lëvizur në kopshtet e Buckingham Palace rreth orës 3 të mëngjesit. Ai ka menduar se bëhet fjalë për ndonjë të huaj të panjohur që ka dashur të hyjë në rezidencë.

 “Hija e dyshimtë” duket se ka qenë vetë Hirësia e Saj, e cila kishte dalë jashtë për të marrë pak ajër të pastër, pasi nuk e zinte gjumi. Roja ka kërkuar falje për incidentin e sikletshëm, ndërsa mbretëresha, siç raporton “Daily Mail (i ka thënë duke qeshur: “Herën tjetër që të dal, do të të marr në telefon, kështu nuk do të ma vësh më armën në kokë”./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *