Home / Kryesoret / Tetovarët të premten në protestë para EVN-së

Tetovarët të premten në protestë para EVN-së

Të premten, më 3 shkurt, në ora 13:00 do të mbahet protestë përpara objektit të EVN-së në Tetovë, për të shprehur revoltën kundër çmimeve të larta të faturave për rrymë elektrike, njofton kryetari i SHESH “Drita”, Isni Saliu, në faqen e “Facebook-ut”, “Krejt kundër EVN / Site protiv EVN”, njofton Portalb.mk.

Ftohen të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me shërbimet e EVN-së të dalin në protestë, ndërkaq nga organizatorët paralajmërojnë se ata kanë edhe mbështetjen e disa OJQ-ve.

Rikujtojmë se, një grup i qytetarëve të Tetovës gjatë ditës së djeshme u mblodhën në sheshin “Iliria” të Tetovës, për të protestuar kundër faturave të larta nga EVN dhe furnizimit të dobët me energji elektrike. Ata kërkuan që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje për këtë problematikë, pasi gjendja e vështirë financiare e shumë tetovarëve nuk u lejon të paguajnë çmime të larta të faturave për rrymë elektrike, ata po ashtu kërkojnë që EVN të ulë çmimet ose në të kundërtën të largohet nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *