Home / Kryesoret / Tetovë: I ftohti “detyron” mbylljen e Tregut të Gjelbër
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 19:49:54Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Tetovë: I ftohti “detyron” mbylljen e Tregut të Gjelbër

Dita e enjtje është ditë pazari në Tetovë ku Tregu i Gjelbër vlon nga njerëzit e shumtë. Megjithatë ndryshe ndodhi dje, ku si pasojë e të ftohtit tregu qëndroi i mbyllur,

“Pesë ditë nuk e kam hapur tezgën si pasojë e të ftohtit. Nuk ia vlen të hapet pasi perimet menjëherë ngrinë nga i ftohti. Për 10-15 minuta kompiri bëhët gur i fortë. Ndërsa nëse njëherë ngrin, atëherë lirisht hidhe pasi nuk është i shijshëm për të ngrënë,” tha Abdullai nga Tetova.

Gjatë ditës së sotme të hapura mbetën vetëm shitoret pranë Tregut të Gjelbër, ndërsa të gjithë shpresojnë se nga e enjtja e ardhshme temperaturat do rriten dhe pazari do shkojë normalisht.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *