Home / Lajme / Rajon / TRAGJEDI/ Ecnin mbi liqenin e ngrirë, humbin jetën dy persona

TRAGJEDI/ Ecnin mbi liqenin e ngrirë, humbin jetën dy persona

Një 40 vjeçar i cili ka tentuar të ecte mbi akull në Fier dhe një 12 vjeçar i cili ka qënë duke luajtur mbi akullin e liqenit, kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme. Dy rastet janë konfirmuar nga uniformat blu. 12 vjeçari me inicialet F.G., ka humbur jetën në Tiranë, pasi luante mbi akullin e liqenit. Ngjarja është raportuar pak minuta më parë, nga blutë e Tiranës. Djali ka qënë duke luajtur, kur akulli është thyer. Ky rast i rende ka ndodhur në Mëzez, në zonën e Kasharit.

Burimet nga policia shtojnë se përpos djalit, ka qënë duke luajtur edhe një vajzë 15 vjeçare e cila ka shpëtuar. E reja me inicialet E.G., është jashtë rrezikut për jetën.

Më herët u raportua edhe për një 40 vjeçar që humbi jetën pasi tentoi të ecte mbi rezervuarin e ngrirë. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Petovë në Fier, ndërsa mësohet se ka humbur jetën shtetasi Hajredin Xhelo. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në sy të gruas dhe të vajzës, kapet autori (FOTO)

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm ku viktimë ka mbetur një shqiptar 49 vjeç. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *