Home / Lajme / Rajon / TRAGJEDIA / Shumë të vdekur nga orteku në Itali, dëshmitë e para: Humba gjithçka (VIDEO & FOTO)

TRAGJEDIA / Shumë të vdekur nga orteku në Itali, dëshmitë e para: Humba gjithçka (VIDEO & FOTO)

Pas panikut nga tërmetet një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Itali.

Mediat italiane raportojnë se një ortek i fuqishëm ka shkatërruar një hotel alpin në Gran Sasso, zonë turistike pranë Peskarës.

Nga raportimet në terren, mediat italiane shkruajnë se ekipet e shpëtimit kanë mundur të arrijnë në hotel “Rigopiano”, por ajo që shohin është katastrofë.

“Repubblica” shkruan se ka shumë të vdekur dhe persona të tjerë të bllokuar brenda hotelit, ku thuhet se janë rreth 20 persona, kurse vetëm 2 persona ishin fatlumët që dolën para se t’i përshinte orteku.

“Ka shumë të vdekur”, tha Antonio Crocetta, kreu i një ekipi të shpëtimit.

Sipas “Corriere della Sera”, një turist, me profesion kuzhinier, i cili arriti të shpëtonte veten, tha se është i shqetësuar për fatin e gruas së tij dhe fëmijëve që ndodheshin brenda hotelit “Rigopiano”.

“Kam humbur çdo gjë. Aty brenda ndodhen gruaja dhe dy bijtë e mi, Ludovica 6 vjeç dhe Gianfilippo 8 vjeç”, është shprehur turisti, një nga dy personat e shpëtuar.

Ajo që duket gjë e mirë mes gjithë kësaj ngjarje është vetëm fakti që nuk ishte fundjavë dhe për pasojë numri i turistëve brenda hotelit nuk ka qenë i madh.

“Në fundjavë do të kishte së paku 200 persona”, thonë burimet.
Një zyrtar i zonës thotë për mediat se trashësia e borës është deri në tre metër dhe ndërhyrja është shumë e vështirë.

“Ka trashësi shumë të madhe bore, nuk di a do arrijmë dot”, thotë ai.

Ndërkohë Guvernatori i Peskarës Antonio Di Marco shkruajti në “Facebook”: “Fatkeqësisht, një tragjedi e tmerrshme ndodhi. Do të ketë fatalitete por duhet kohë për ta konfirmuar”. /albeu.com/

href=”kerko.php?fraza=twitter”>twitter-video” data-lang=”en”>

Molti morti nell’Hotel href=”href=”kerko.php?fraza=https”>https://href=”kerko.php?fraza=twitter”>twitter.com/hashtag/Rigopiano?src=hash”>#Rigopiano travolto da valanga. I soccorritori scavano per entrare nell’albergo → href=”href=”kerko.php?fraza=https”>https://t.co/TM9dbfHE59″>href=”kerko.php?fraza=https”>https://t.co/TM9dbfHE59 href=”href=”kerko.php?fraza=https”>https://href=”kerko.php?fraza=twitter”>twitter.com/hashtag/terremoto?src=hash”>#terremoto href=”href=”kerko.php?fraza=https”>https://t.co/gzRzdhtiT3″>pic.href=”kerko.php?fraza=twitter”>twitter.com/gzRzdhtiT3

— Rainews (@RaiNews) href=”href=”kerko.php?fraza=https”>https://href=”kerko.php?fraza=twitter”>twitter.com/RaiNews/status/821992509014413314″>January 19, 2017

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *