Home / Lajme / Botë / TRAGJIKE / 24-vjeçari italian lyen me benzinë dhe i vë flakën ish-të fejuarës

TRAGJIKE / 24-vjeçari italian lyen me benzinë dhe i vë flakën ish-të fejuarës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 22-vjeçare italiane është djegur me benzinë nga ish-i fejuari i saj.

Sipas medieve italiane, raportohet se 22-vjeçarja është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë në Messina, pasi është sulmuar nga ish-i fejuari, një 24-vjeçar, të cilët ishin ndarë një muaj më parë.

 Mëngjesin e së dielës, i riu ka shkuar në shtëpinë e ish-të fejuarës dhe kur ajo i ka hapur derën e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Vajza ka pësuar djegie në pothuajse 60% të trupit dhe është në gjendje shumë të rëndë.

Policia italiane është vënë në ndjekje të 24-vjeçarit i cili është arratisur menjhëherë pas krimit. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *