Home / Lajme / Botë / Tramp i mahnitur nga aeroplani presidencial

Tramp i mahnitur nga aeroplani presidencial

(MIA) – Presidentit të SHBA-së Donald Tramp, nuk i duhet të përdorë më aeroplanin e tij personal, pasi tani e tutje, ai do të udhëtojë me “Air Force One”.

Tramp gjithashtu realizoi udhëtimin e tij të parë për në Filadelfia, ku ka mbajtur një fjalim para republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, me aeroplanin që udhëtojnë presidentët e SHBA-së.

“Aeroplan i bukur. I mrekullueshëm”, citohet të ketë thënë Tramp pas udhëtimit të tij të parë me këtë aeroplan.

Aeroplani ka një hapësirë prej 371 metrash katrorë, dhe është praktikisht një “Shtëpi e Bardhë fluturuese”. Trupi i aeroplanit mund ta përballojë një shpërthim bërthamor nga toka, dhe ka raketa ndriçuese të fshehura në krahët e tij, për të hutuar raketat e armikut.

“Ai është mahnitur nga ky aeroplan, dhe nga ajo që përfaqëson Shtëpia e Bardhë”, ka thënë zëdhënësi i presidentit, Sean Spicer.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *