Home / Lajme / Botë / Tramp nesër me siguri do të bisedojë me Merkelin për Rusinë

Tramp nesër me siguri do të bisedojë me Merkelin për Rusinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel me siguri nesër do të bisedojë në telefon me presidentin amerikan Donald Tramp, lajmëruan mediat perëndimore.

Pritet Merkel dhe Tramp të bisedojnë rreth Rusisë, njofton burimi. Ai nuk konfirmoi nëse do të bëhet fjalë për heqje të sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë pas intervenimit në Ukrainë.

Nëse kjo ndodh, nuk do të thotë se Bashkimi Evropian do ta ndjek shembullim e Uashingtonit, shton burimi.

Paraprakisht zëdhënësi i Kremlniit, Dmitrij Peskov deklaroi se për nesër është planifikuar edhe bisedë telefonike mes presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe Trampit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *