Home / Kryesoret / Tre nënkryetarët e BDI-së kundër disave që flasin se duhet të respektohet parimi “fituesi me fituesin”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-26 14:31:17Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Tre nënkryetarët e BDI-së kundër disave që flasin se duhet të respektohet parimi “fituesi me fituesin”

Tre nga katër nënkryetarët e BDI-së janë të mendimit se marrëveshja e majit nuk e përcakton sakt se fituesi duhet të koalicionojë me fituesin. I pari që vendosi të flet publikisht për këtë ishte Nevzat Bejta, Ai në një intervistë për TV 21 tha se ky parim nuk është ligj dhe se partitë nuk janë të obliguara ta respektojnë.

“Por nëse duan ta bëjnë që në të ardhmen fituesi me fituesin të bëjë koalicion, ajo le të rregullohet me ligj, tani nuk është e rregulluar me ligj. Çdo gjë që nuk është  e rregulluar me ligj nuk është i obliguar asnjë parti politike që ta respektojë”

Për këtë çështje u prononcua edhe nënkryetarja tjetër e partisë Teuta Arifi. Ajo tha se në marrëveshjen nuk është e precizuar se kush me kë të formojë qeveri. Sipas saj edhe nëse respektohet ky parim, BDI dhe VMRO-DPMNE nuk e kanë ekskluzivitetin absolut për ta aplikuar këtë parim.

Më poshtë e keni videon e plotë:

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *