Home / Lajme / Botë / Trump dhe Putin mund të takohen para samitit të G20-ës

Trump dhe Putin mund të takohen para samitit të G20-ës

Kremlini ka thënë sot se është akoma herët të flitet për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, por presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Donald Trump, mund të takohen para takimit të G20, që do të mbahet në korrik, raporton Reuters.

Trumpi dhe Putini kanë biseduar në telefon të shtunën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve se dy liberët kanë pasur një bisedë të  mirë, transmeton Gazeta Express.

“Por është e vështirë të thuhet për mundësinë e çfarëdo marrëveshjeje mbi sanksionet”, ka thënë Peskov.

“Si fillim, ne duhet të përcaktojmë datën dhe kohën e takimit në mes të dy presidentëve. Tashmë është duke u punuar për këtë çështje”, ka thënë Peskov, duke shtuar se takimi Trump-Putin, mund të zhvillohet para samitit të G20, i cili është paraparë të mbahet në Hamburg më 7 dhe 8 korrik./Express/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *