Home / Lajme / Botë / Trump donte paradë me tanke në inaugurimin e tij, Pentagoni ka refuzuar?

Trump donte paradë me tanke në inaugurimin e tij, Pentagoni ka refuzuar?

WASHINGTON – Donald Trump, i cili sot do të bëhet zyrtarisht President i Shteteve të Bashkuara, për inaugurimin e tij ka pasur një kërkesë të veçantë nga Pentagoni, por nuk pati sukses siç kishte planifikuar.

Sipas Trump, nëse doni që të jeni President i madh dhe i rëndësishëm, ju duhet të tregoni fuqinë e ushtrisë suaj. Që në fillim, menjëherë në inaugurim.

Në një intervistë për “The Washington Post” këtë javë, ai ka thënë se dëshiron që të tregojë fuqinë e ushtrisë amerikane, dhe madje edhe në rrugët e Washington.

“Ushtria mund të fluturojnë mbi New York dhe Washington. Mendoj se në fakt do të tregojmë ushtrinë tonë”, tha ai.

Trump e ka një vizion për paradën ushtarake siç do t’a donte ai, dhe ai donte që me një paradë të tillë ushtarake, me një shfaqje të plotë të fuqisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, të festojë ditën e parë të mandatit të tij.

Kështu, në ekipin e tij për organizimin e inaugurimit dolën me idenë që në paradën inauguruese të angazhohen tanket dhe raketa-hedhësit. Siç ka thënë një burim nga komisioni i inaugurimit për “Huffington post”: “Neve menjëherë na u kujtuan paradat në Sheshin e Kuq dhe në Korenë e Veriut”.

Këto parada shpesh janë perceptuar si shfaqje e tepruar e “muskujve ushtarakë”, dhe duket se Trump e dëshiron pikërisht këtë, raporton portali kroat “Indeks”.

Pentagoni, megjithatë, nuk ishte për bashkëpunim, thanë burimet.

Edhe pse ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar në organizimin e inaugurimit, kjo ide është hedhur poshtë për shkak se kishin arritur në përfundimin se tanket masive mund të dëmtojnë rrugët, ndërsa disa ishin të shqetësuar se si do të dukej një paradë plot me tanke dhe raketa-hedhës në qendër të Washington.

Pentagoni, megjithatë, nuk i ka hedhur poshtë të gjitha idetë e Trump, dhe prandaj do të jenë pesë grupe me katër avionë ushtarakë për paradën inauguruese, nga secila degë e ushtrisë.

Forcat Ajrore kanë në plan që të kenë katër aeroplanë luftarakë si dhe marina detare, ushtria vjen me katër helikopterë, marinsat me katër fluturake, ndërkohë që roja bregdetare planifikon që të fluturojë me katër helikopterë për shpëtim.

Kërkesat e tilla janë me siguri jo të zakonshme për inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, dhe më shumë janë model i paradës ushtarake në Rusi apo Korenë e Veriut. Me rastin e inaugurimit të Obama nuk kishte fluturime të avionëve ushtarak./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *