Home / Lajme / Botë / Turqi: Arrestohen 60 biznesmenë, dyshohen për lidhje me Gulenin

Turqi: Arrestohen 60 biznesmenë, dyshohen për lidhje me Gulenin

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu” raporton se 60 biznesmenë janë arrestuar nën dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e Fethullah Gulenit, të cilën Ankaraja e mban përgjegjëse për puçit e dështuar të muajit korrik 2016.

Sipas kësaj agjencie, 110 biznesmenë u sollën para gjykatës sot në Stamboll, ku do të arrestohen edhe formalisht për akuzat për “anëtarësi në organizatë terroriste”, transmeton Express.

Por, 50 nga ta janë liruar me kusht, edhe pse prokuroria do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Të dyshuarit akuzohen se i takojnë organizatës të Gulenit, të cilin Turqia e akuzon se e ka orkestruar tentim puçin.

Gulen, nën anën tjetër, i mohon akuzat./Express/

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *