Home / Lajme / Botë / Turqia sërish i dërgon kërkesë Greqisë për ekstradimin e puçistëve

Turqia sërish i dërgon kërkesë Greqisë për ekstradimin e puçistëve

Ministria e Drejtësisë e Turqisë e ka dërguar një kërkesë të dytë në Greqi për ekstradimin e ushtarëve turq që kërkohen në lidhje me puçin e dështuar të vitit të kaluar, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e transmetuara nga CNN-ja turke.

Kërkesa është dërguar një ditë pasi një gjykatë greke ka vendosur kundër ekstradimit të oficerëve turq të cilët pas dështimit të grusht shtetit u larguan për Greqi me helikopterë.

Vendimi i Gjykatës Supreme greke të enjten nuk lejoi ekstradimin e tetë ushtarëve, që kërkojnë azil politik me arsyetimin se ata frikësohen të jetojnë në Turqi, transmeton rel.

Autoritetet turke i akuzojnë këta ushtarë se kanë qenë të përfshirë në puçin e dështuar, ndërsa i ka shpallur tradhtarë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *